RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Nëntë fëmijë të vrarë dhe 104 mijë persona të zhvendosur në Jemen

unicef:-nente-femije-te-vrare-dhe-104-mije-persona-te-zhvendosur-ne-jemen

Të paktën nëntë fëmijë janë vrarë në Jemen gjatë dy javëve të fundit të luftimeve, ndërsa më shumë se 104 mijë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, përfshirë rreth 57 mijë fëmijë, njoftoi UNICEF.

Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara, përshkallëzimi i luftimeve po detyron familjet të largohen nga shtëpitë, ndërsa fëmijët po vriten ose plagosen dhe po përballen me vështirësi në qasjen në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

UNICEF tha se shërbimet janë ndërprerë në 26 qendra shëndetësore të mbështetura nga organizata.

Gjithashtu, 243 shkolla janë mbyllur ose kanë pezulluar mësimin, duke prekur më shumë se 137 mijë nxënës.

Sipas UNICEF-it, zhvillimet e fundit po e përkeqësojnë edhe më tej krizën humanitare në Jemen. /mesazhi

Related posts

KiE diskuton për aplikimin e Kosovës, pritet votimi për raportin e Dora Bakoyannis

admin

Shkon në 10 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi

admin

Zgjedhjet në Kosovë, ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Synojmë të punojmë me Qeverinë e re për avancim të prioriteteve të përbashkëta

admin