RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pret ambasadorin britanik, fokusi te anëtarësimi i Kosovës në KiE

kurti-pret-ambasadorin-britanik,-fokusi-te-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet aktuale kanë qenë temë e bisedës.

“Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, thuhet në njoftim.

Kuti poashtu ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Kosovës.

Related posts

Emërimi i një zyrtareje që votoi kundër njohjes së Kosovës shkakton debat në Mal të Zi

Muhamet Ramadani

Tre palestinezë të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet izraelite në të gjithë Gazën

admin

LDK mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë

Irfan Jahiu