RTV AHIRETI
Lajme

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

mbi-1-milion-qytetare-te-regjistruar-deri-me-tani-ne-kosove

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati.

Sa i përket kualitetit të të dhënave, Kastrati ka thënë se janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat.

“Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vet sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për tu përgëzuar pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë Kastrati. /Telegrafi/

The post Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kurti takon kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

rezart morina

Djukanoviç: “Mali i Zi nuk është armik i Rusisë”

rezart morina

Presidenti palestinez, Abbas: Dëbimi i banorëve të Gazës do të jetë “Nakba e dytë”

admin