RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtari i lartë izraelit: Mosdërgimi i armëve nga SHBA-ja mund të ndryshojë planet e sulmit në Gaza

zyrtari-i-larte-izraelit:-mosdergimi-i-armeve-nga-shba-ja-mund-te-ndryshoje-planet-e-sulmit-ne-gaza

Një zyrtar i lartë izraelit tha se mosdërgimi i armëve nga SHBA-ja për shkak të sulmit tokësor në Rafah, mund të ndryshojë planet e vendit për sulmin që ka shkaktuar fatkeqësi të madhe humanitare që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zyrtari i lartë emri i të cilit nuk u bë i ditur, bëri një deklaratë për këtë çështje për televizionin shtetëror izraelit KAN.

Lidhur me vendimin e SHBA-së për të mos i dhënë armë Izraelit për shkak të sulmit tokësor në Rafah, zyrtari mbrojti idenë se një situatë e tillë “mund ta detyrojë vendin e tij të ndryshojë” planet e sulmit në Gaza.

Më tej zyrtari izraelit potencoi se në këtë situatë vendi i tij mund të detyrohet të angazhohet të bëjë “ekonominë e tij të armatimit” për të mos mbetur pa municione.

Presidenti amerikan Joe Biden duke rikujtuar se ata shumë herë më parë e kanë paralajmëruar Izraelin të mos ndërmarrë sulm gjithëpërfshirës tokësor në Rafah, tha se këtë e ka thënë qartë edhe në bisedën e tij të fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Nëse ata hyjnë në Rafah, nuk kanë hyrë ende (me një sulm gjithëpërfshirës). Nëse hyjnë, atëherë e kam thënë në mënyrë të qartë se nuk do të dërgojë armët që përdoren në Rafah dhe qytete të tjera”, ka deklaruar Biden.

Ushtria izraelite në një deklaratë më 6 maj kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafah, ku janë strehuar 1.5 milion palestinezë të zhvendosur me forcë dhe në mëngjesin e 7 majit ajo filloi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës si dhe njoftoi se kishte pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Related posts

Rama kritikon Sunak: E mjerueshme të shpikësh një dramë për përfitime politike

Muhamet Ramadani

Pse Libani duhet t’i bashkohet Paktit të Mekës

Kushtrim Guraj

Kosova dhe Britania nënshkruajnë deklaratë për bashkëzbarkim të ushtrive në misione

admin