RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës

dergohen-ne-finlande-mostrat-biologjike-te-terroristeve-te-banjskes

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info Flamur Pireva, këshilltari i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili tha se nuk e dinë arsyen se pse janë dërguar.

“Po, mostrat biologjike të terroristëve të gjetura në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi në Banjskë janë dërguar në Finlandë. Nuk i di arsyet, vetëm e di që janë dërgu”, ka thënë Pireva.

Kujtojmë që në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Ndryshe, katër ditë pas ngjarjeve në Bansjkë, me 97 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë.

Related posts

Gjendja në vendkalimet kufitare, në Merdar deri në katër orë pritje

admin

Gjermani – 1,4 miliardë dollarë dëmshpërblime për të mbijetuarit e Holokaustit

rezart morina

Rruga “Xhorxh Bush” hapet sot – do të jetë shesh për qytetarët dhe për qarkullimin e trafikut urban

admin