RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi, të paktën 87 të vd’ekur nga rrëmuja gjatë një meshe

indi,-te-pakten-87-te-vd’ekur-nga-rremuja-gjate-nje-meshe

Të paktën 87 persona kanë humbur jetën për shkak të rrëmujës gjatë një meshe në rajonin Uttar Pradesh të Indisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të kanalit NDTV, rrëmuja ndodhi gjatë aktivitetit të lutjes masive të quajtur “satsang” e cila u mbajt në qytezën Sikandara Rau në zonën Hathras të Uttar Pradeshit.

Një nga zyrtarët e zonës Hathras, Ashish Kumar tha se sipas informacioneve të marra nga institucionet shëndetësore në rrëmujë humbën jetën 87 persona, përfshirë fëmijë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në rrëmujë.

Related posts

Putin thotë se qendra e gazit natyror të Turqisë do të bëhet një ‘platformë tregtare elektronike’

Muhamet Ramadani

Prishtina nxori dinarin nga qarkullimi, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, çfarë pritet të ndodhë në takimin mes kryenegociatorëve

admin

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes: Zelensky ka “pyetje për t’u përgjigjur” lidhur me korrupsionin në qeverinë e tij

admin