RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Retorika e kërcënimit në rritje e Iz’raelit dhe su’lmet ndaj Li’banit janë thellësisht shqetësuese

erdogan:-retorika-e-kercenimit-ne-rritje-e-iz’raelit-dhe-su’lmet-ndaj-li’banit-jane-thellesisht-shqetesuese

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se retorika dhe sulmet e përshkallëzuara të Izraelit ndaj Libanit shqetësojnë seriozisht Turqinë për të ardhmen e rajonit, raporton Anadolu.

“Asnjë shtet në rajonin tonë, duke përfshirë Turqinë, nuk mund të ndihen të sigurt për sa kohë që agresioni i Izraelit nën administratën e Netanayhu-t nuk ndalet”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara.

Grupi libanez Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr në kufi që nga shpërthimi i luftës së Gazës në muajin tetor, por përshkallëzimi i fundit ka nxitur shqetësime për një konfrontim më të madh.

Hezbollahu e ka lidhur ndërprerjen e sulmeve të saj ndaj Izraelit me fundin e sulmeve të Tel Avivit në Gaza, ku që nga tetori janë vrarë të paktën 38 mijë palestineze dhe është krijuar një katastrofë humanitare.

Duke komentuar dhunën dhe tendencat negative të mediave sociale pas një krimi të dielën nga një shtetas sirian në qytetin turk Kayseri, Erdoğan tha se Turqia “do ta zgjidhë çështjen e refugjatëve jo në bazë të paragjykimeve apo frikës, por me një kornizë racionale dhe të ndërgjegjshme të bazuar në realitetet e vendit dhe ekonominë”.

Related posts

Lufta në Ukrainë i kushton ekonomisë gjermane 260 miliardë euro

admin

Sveçla tregon detajet: Jankoviç është dërguar në paraburgim për prishje të rendit në Serbi

admin

Erdoğan: Sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve “çnjerëzore dhe barbarizëm”

rezart morina