RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Kurti në përvjetorin e puçit: Kosova e Turqia aleate dhe shtete mike

kurti-ne-pervjetorin-e-pucit:-kosova-e-turqia-aleate-dhe-shtete-mike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Turqia janë aleate dhe shtete mike.

Kurti gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e organizuar nga ambasada turke në Kosovës me rastin e “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë, ka thënë se mesnatën e 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, kur në Turqi pati tentim për grusht shtet, populli i Kosovës ishte me atë turk për të mbrojtur vlerat demokratike.

“Mesnatën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut 2016, populli i Kosovës ishte me popullin e Turqisë, sepse ne jemi dy popuj miq, shtetet tona janë partnere dhe aleate, kurse vendet tona ndajnë shumë të përbashkëta si nga e kaluara historike, ashtu edhe nga e tashmja e demokracive tona dhe e ardhmja e synuar prosperuese.” tha kryeministri Kurti, thuhet në komunikatë.

Ai nënvizoi marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, si nga ana e rolit të Turqisë në NATO gjatë luftës në Kosovë dhe kontributit të ushtarëve turq në kuadër të trupave të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në Kosovë, e po ashtu dhe nga ana e lidhjeve e shkëmbimeve mes nesh.

Më tej, kryeministri foli për vizitat në Turqi dhe takimet me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, organizimin e forumit të parë ekonomik Kosovë-Turqi teksa shkëmbimet tona tregtare pritet ta kalojnë shifrën 1 miliard euro, vizitën në kompaninë e industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit “Baykar”, prej nga kemi blerë fluturaket luftarake dronët Bajraktar TB-2 për ushtrinë tonë dhe kontributin historik e aktual të diasporës shqiptare në Turqi.

“Janë gjithë këto interesa dhe vlera të përbashkëta që na mbajnë të lidhur dhe në raporte miqësore dy vendet tona. Duke i qëndruar pranë dhe duke e ndihmuar njëri tjetrin, ne i mbrojmë republikat tona dhe vlerat e përbashkëta demokratike.” përfundoi fjalën e tij.

Related posts

Rama akuzon Qeverinë se po pengon projektet madhore për kryeqytetin

RTI

Zhdukja e llojeve një nga rreziqet më të mëdha për njerëzimin

admin

Koci: Prej sot spekulimet duhet të ndalen, familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë

RTI