RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova

rama:-sivjet-eshte-rritur-numri-i-turisteve-nga-kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar po shpërndahen informata të rreme se turistët i kanë braktisur plazhet shqiptare, duke shtuar se sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova.

Në një tubim me qytetarë, Rama është shprehur të mërkurën se është e ulët përpjekja për ta prezantuar se kosovarët s’po e vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se ka rritje edhe të turistëve turq dhe polakë.

“…Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara… Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak”, është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se profile të rreme po shpërndajnë dezinformata në internet për rënien e turizmit bregdetar.

Ai ka deklaruar se sipas Komisionit Evropian, Shqipëria për turizëm veror është në vendin e parë dhe ka rritje për 86 për qind.

Related posts

Izraeli pengon gazetarët të hyjnë në Gaza për të ‘kontrolluar narrativën’

Muhamet Ramadani

Kosova një hap më pranë KiE, Presidenti Begaj: Arritje e merituar, dëshmi e përkushtimit ndaj vlerave evropiane

admin

Shefi i Bankës Botërore: Fondi për rindërtimin e Gazës gati për donacione

Muhamet Ramadani