RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Rasti Zhuri”, arrestohen gjashtë persona për shpëlarje parash

“rasti-zhuri”,-arrestohen-gjashte-persona-per-shpelarje-parash

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga viti 2015 deri në vitin 2023.

E.K, Xh.Xh., A.H., R.B., M.V. dhe F.T dyshohen për këtë vepër, ndërsa E.K. dhe M.V. edhe për veprën penale në bashkëkryerje “falsifikim i dokumenteve”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpëlarja e parave”, e përcaktuar me nenin 308, lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së dhe nenin 56 par. 1 pika 1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Gjithashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se vlera pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1,629,929.77 Euro, shumë kjo të cilën Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë.

Related posts

Ligji për të Huajt dhe për Automjete/ Kosova me fushatë në pika kufitare dhe në aeroport

Muhamet Ramadani

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Muhamet Ramadani

Nisin punimet për ndërtimin e rrugës “A” e njohur si “Jim Xhema” në Prishtinë

admin