RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ekspertiza e trupit të Faton Hajrizit pritet të bëhet javën e ardhshme, IML pret dokumentet dhe raportin e autopsisë nga Serbia

ekspertiza-e-trupit-te-faton-hajrizit-pritet-te-behet-javen-e-ardhshme,-iml-pret-dokumentet-dhe-raportin-e-autopsise-nga-serbia

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë (IML) për t’iu bërë ekspertiza e nevojshme.

Mirëpo, siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj ekspertiza e trupit të tashmë të ndjerit, Hajrizi do të bëhet javën e ardhshme.

Kjo sipas burimeve, pasi çdo procedurë duhet të bëhet me Komision si dhe siç bëjnë të ditura burimet “presin dokumentet dhe raportin e autopsisë nga Serbia”.

“Sipas të gjitha gjasave shtyhet për javën tjetër. Duhet të bëhet me komision. Paraprakisht duhet me na i dorëzu dokumentet Serbia. Raportin e tyre të autopsisë”, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Ndryshe, trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Kosovë.

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi i është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

Ai ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës më 6 korrik.

Related posts

Pendarovski në dialogun diplomatik për Ballkanin perëndimor në Davos

admin

Mirosllav Lajçak s’do të marrë detyrën e ambasadorit të BE-së në Zvicër

admin

Mbreti Abdullah II: Jordania nuk do të jetë një zonë lu’fte

admin