RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas njohjes, Bahamasi heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

pas-njohjes,-bahamasi-heq-vizat-per-kosoven-–-marreveshja-nenshkruhet-ne-washington

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, bëri të ditur se shumë shpejt në Washington do ta nënshkruajnë edhe heqjen reciproke të vizave me Bahamas, shtetin që së fundmi e njohi shtetësinë e Kosovës.

“Vazhduam në Bahamas ku morëm njohjen nga ky shtet. Lidhjen e marrëdhënieve diplomatike dhe po ashtu kemi arritur dakordim me kryeministrin e Bahamas për heqjen reciproke të vizave që është një lajm shumë i mirë dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhet së shpejti këtu në Washington D.C”, deklaroi Osmani pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit.

Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani të premten e 19 dhjetorit.

Ajo ka bërë të ditur se në kryeqytetin e Bahamas ka nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me ishullin që gjendet në Karaibe.

Related posts

Horrori i kolonëve në Bregun Perëndimor: njihuni me barbarët që kanë shënjestruar edhe Shqipërinë

admin

Mattarella mbron OKB-në dhe BE-në: Përpjekjet për t’i dobësuar ato janë anti-historike

RTI

Trump: NATO po bën një gabim shumë të madh duke mos iu bashkuar luftës me Iranin

Irfan Jahiu