RTV AHIRETI
Shëndetësi

A duhet të ushqehen foshnjat me ujë?

a-duhet-te-ushqehen-foshnjat-me-uje?

Pediatrit paralajmërojnë prindërit mbi rreziqet e ushqyerjes me ujë të foshnjave që nuk mbushur akoma 6 muaj, pasi mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e tyre.

Foshnjat nuk kanë nevojë për ujë si fëmijët dhe të rriturit, edhe në ditët shumë të nxehta.

Sipas një studimi të publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, qumështi i gjirit është mjaftueshëm i pasur në ujë dhe me pak përqendrim të elektroliteve. Prandaj, gjatë gjashtë muajve të parë të lindjes foshnjat mund të qëndrojnë të hidratuar edhe duke u ushqyer vetëm me qumësht gjiri.

Një fakt që prindërit duhet ta dinë: 88% e qumështit të gjirit është ujë. Qumështi i gjirit dhe formula kanë të gjitha lëngjet e nevojshme për bebet.

Nëse një bebe konsumon shumë ujë, mund të rezultojë në intoksikim dhe komplikacione më të rënda, deri në vdekje.

Për gjashtë muajt e parë të lindjes do të ishte mirë që foshnjat t’i marrin kaloritë dhe ujin e nevojshëm nga qumështi i gjirit ose formula për bebe.

Related posts

Dhjamosja në zona të ndryshme të trupit, tri metoda natyrale si t’i eliminoni

admin

Stomaku bosh? Ushqimet që nuk do ju bëjnë të ndiheni fajtorë

admin

Vepron më shpejt se ilaçet, si të bëni në shtëpi shurupin e thjeshtë që ju duhet patjetër në këto kohë virozash

admin