RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron thërret takim të grupit të krizës pas protestave për vrasjen e adoleshentit nga policia

macron-therret-takim-te-grupit-te-krizes-pas-protestave-per-vrasjen-e-adoleshentit-nga-policia

Presidenti francez, Emmanuel Macron, mëngjes e sotëm ka mbledhur grupin ndërministror të krizës lidhur me protestat që kanë përfshirë vendin pasi policia dje vrau shpërndarësin 17-vjeçar në periferi të Parisit, transmeton Anadolu.

“Macron mori pjesë në takimin e mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, shkruan gazeta ‘Le Figaro’, duke cituar presidencën franceze.

Macron thuhet se ka shprehur keqardhjen për dhunën e “pajustifikuar” ndaj institucioneve franceze.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, njoftoi në twitter se numri i pjesëmarrësve të arrestuar në protesta ishte rritur në 150.

Vdekja e Nahel M. në Nanterre bëri që njerëzit të dilnin në rrugë në disa pjesë të vendit, duke përfshirë Nanterre, Lyon, Lille, Toulouse dhe Viry-Chatillon.

Ata dogjën automjete, kontejnerët e mbeturinave dhe prona publike, kurse në qytetet Toulouse dhe Lille hodhën gurë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Prokurorët pretendojnë se Naheli u vra nga policia pasi shkeli ligjet e trafikut dhe nuk ndaloi. Oficeri i policisë që vrau Nahelin u ndalua nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare (IGPN) në kuadër të një hetimi për vrasje me dashje.

Related posts

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka njoftuar planet për të hequr gradualisht përdorimin e kaldajave me gaz në ndërtimet e reja nga viti 2027, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe për të f

admin

Viktor Orban tregon planin e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: Ish-Presidenti i SHBA-ve nuk do të japë asnjë qindarkë

admin

Pentagoni: Grupe të mëdha dronësh mund të menaxhohen nga një person i vetëm

admin