Nëse jeni adhurues i biftekut sidomos i atij që nuk gatuhet ‘plotësisht’ a keni pyetur ndonjëherë çfarë është lëngu i kuq?
Adhuruesit e mishit kanë preferencat e tyre për ta ngrënë biftekun – nga i pjekur plotësisht e deri te tek metoda jo e plotë. Nëse ju pëlqen kjo e fundit, mund ta keni vënë re lëngun e kuq që prodhon, shkruan Express.co.uk.
Ky biftek ‘jo i pjekur’ mund të jetë i dobishëm për shëndetin, duke ushqyer trupin me hekur dhe fosfor, të dyja të shkëlqyera për të luftuar lodhjen. I ngrënë në moderim, hekuri mund të rrisë nivelet e oksigjenit në gjakun tuaj, ndërsa fosfori forcon kockat tuaja.
Shumë njerëz pyesin nëse lëngu që del nga bifteku është gjak, por nuk është ashtu.
Nëse keni pasur dyshime apo shqetësime, atëherë kemi një lajm të mirë – nuk është aspak gjak. Gjaku hiqet gjatë procesit të therjes dhe shumë pak mbetet në indin muskulor më pas.
Substanca e kuqe që shihni është në fakt ujë i përzier me një proteinë të njohur si mioglobinë, e cila mund të marrë një nuancë rozë. Është interesante se është pikërisht kjo mioglobinë që e dallon mishin e kuq nga mishi i bardhë.
Sidoqoftë, kini kujdes, se bifteku sido që e gatuani qoftë nëse e piqni normalisht ose shumë, është shoqëruar me presionin e lartë të gjakut. /Telegrafi/
The post A e dini se çfarë është lëngu i kuq që prodhon bifteku, përgjigjja do të befasojë të gjithë appeared first on Telegrafi.