RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luftanija e re e ShBA-së do të quhet “Falluxhah”, vendi i masakrave në Irak

luftanija-e-re-e-shba-se-do-te-quhet-“falluxhah”,-vendi-i-masakrave-ne-irak

Gjatë rrethimit të Operacionit Phantom Fury, më shumë se 100 forca të koalicionit u vranë, mbi 600 ushtarë u plagosën dhe mijëra civilë irakianë u vranë.

ShBA-ja e emërton luftanijen e re “Falluxhah”, vendi i masakrave civile në Irak

Gjatë rrethimit të Operacionit Phantom Fury, më shumë se 100 forca të koalicionit u vranë, mbi 600 ushtarë u plagosën dhe mijëra civilë irakianë u vranë.

Marina amerikane e emëroi anijen e tyre luftarake të gjeneratës së ardhshme sipas një vendi të bërë të famshëm për masakrat civile në Irak.

Sekretari i Marinës Carlos Del Toro tha ditë më pare në Barakat e Marinës në Uashington, se anija e re sulmuese amfibe u emërua “USS Fallujah” për të nderuar betejën e parë dhe të dytë në Falluxha, qytet në Irak. Betejat gjatë pushtimit të Irakut rezultuan në përleshje të dhunshme dhe vdekje civile.

“USS Fallujah i ardhshëm do të përkujtojë betejat e para dhe të dyta të Falluxhas, ofenzivën amerikane të udhëhequra gjatë luftës në Irak”, tha Carlos Del Toro

Del Toro e quajti një nder për kombin që të përkujtojë marinsat, ushtarët dhe forcat e koalicionit që luftuan me trimëri dhe ata që sakrifikuan jetën e tyre gjatë të dyja betejave.

Përplasjet më të ashpra që pasuan pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003 ndodhën në Falluxha.

Qëllimi i sulmit fillestar në Falluxha ishte kapja ose eliminimi i militantëve përgjegjës për vrasjen e katër kontraktorëve amerikanë.

Më 7 nëntor, meqë ofensiva e ShBA-së kishte qenë përgjithësisht e pasuksesshme dhe forcat e saj pësuan viktima, ShBA filloi rrethimin e Falluxhës – një skenë vrasjesh të tmerrshme.

Gjatë rrethimit të Operacionit Phantom Fury, më shumë se 100 forca të koalicionit u vranë, mbi 600 ushtarë u plagosën dhe mijëra civilë irakianë u vranë. /trt

Related posts

Egjipti refuzon praninë iz’raelite në korridorin me Ga’zën gjatë përpjekjeve për ndërmjetësim

Muhamet Ramadani

Foli kundër dëshmitarëve dhe punonjësve të gjykatës, Donald Trump gjobitet për herë të 10-të. Ish-presidenti i SHBA-së merr paralajmërim për dënim me burg

admin

Erdogan në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti #LIVE

admin