Pyetja:
A lejohet motra muslimane që bart mbulesën t’i mbajë flokët e shkurta?
***
Përgjigjja:
Në parim femra duhet të mbajë flokët e gjata, por kur themi “duhet” kjo nuk do të thotë se është vaxhib mirëpo është e preferuar.
Po, ka të drejtë gruaja të i shkurtojë flokët por kjo të jetë në pajtimin e burrit të saj nëse është e martuar, sepse gruaja e ka obligim të i zbukurohet burrit të saj. Përderisa është kështu ajo duhet t’i pranoj preferencat/pëlqimet e burrit.
Përkundrazi gruaja nuk humbet asgjë nëse konsultohet shumë thjesht me burrin e saj duke e pyetur: “Po kam dëshirë të i shkurtoj flokët, çfarë mendon ti?”
Shumica e burrave në këto raste i lënë gratë të vendosin ngase, megjithatë nëse thotë jo nuk është e udhës të i shkurtosh.
Dr. Shefqet Krasniqi