RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A ka hadith që tregon se ka shpërblim ai që mbyt hardhucën?

a-ka-hadith-qe-tregon-se-ka-shperblim-ai-qe-mbyt-hardhucen?

Pyetja:

Në lidhje me ngjarjen e Ibrahimit alejhi ue selam, kur kanë dashur ta djegin në zjarr e që zogjët janë përpjekur ta ndalin zjarrin me ujë, ndërsa hardhuca është mundu ta ndezë zjarrin edhe më shumë. A ka hadith se duhet t’i mbysim hardhucat apo si qëndron kjo çështje?

***

Përgjigjja:

Ngjarjen e Ibrahimit alejhi ue selam Allahu e ka cekur në disa vende në Kuran se si pabesimtarët, idhujtarët, paganët  në krye me perandorin e asaj kohe vendosën ta hedhin në zjarr, ta djegun. Por Allahu i Madhëruar deshi që t’i sfidojë ata dhe të jetë mrekulli për Ibrahimin të dashurin e Allahut dhe sfidë për pabesimtarët. Për atë Allahu tha: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” (Enbija, 69)

Kështu që zjarri nuk e djegu Ibrahimin, e ky tregim është i përcjellur edhe në librat e shenjtë të mëhershëm dhe është përcjellur gjeneratë pas gjenerate. Dhe kjo për të cilën keni pyetur në lidhje me hardhucën, po është e vërtetë.

Mbytja e hardhucës është sevap, Pejgamberi ﷺ ka thënë se mbytja e hardhucës me të parën herë ka 100 shpërblime, e herën e dytë më pak dhe herën e tretë edhe më pak. Andaj është transmetuar se Ajsheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ajo e mbante një shkop në dhomën e saj dhe sa herë shihte hardhuca i mbyste me të, ngase donte t’i merrte 100 shpërblime. [1]  E atje në Medine ka shumë hardhuca, ndërsa tek ne ka më pak.

Shkaku i urdhërit për ta mbytur hardhucën mund të jetë ajo që ka ardhur në hadith të vërtetë, të imam Buhariut , se Pejgamberi ﷺ ka thënë për hardhucën se ajo i ka fryer zjarrit të Ibrahimit alejhi ue selam që të shtohet. [2] Përderisa kafshët e tjera kanë shkuar për ta fikur zjarrin, e hardhuca ka shkuar për ta ndezur më shumë.

Dr. Shefqet Krasniqi

——————————————————————

[1] Suneni Ibn Maxhes, 3231; Hadithi 32; Libri 28.

[2] Buhariu, 3359.

Related posts

Pse duhet të agjërojmë?

admin

A lejohet të luajmë me telefon gjatë hutbes?

admin

Bërja e shpagimit me ushqim a duhet bërë me muslimanët e varfër?

admin