RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet që femra muslimane të studiojë drejtimin e infermierisë?

a-lejohet-qe-femra-muslimane-te-studioje-drejtimin-e-infermierise?

Pyetja:

A lejohet që femra muslimane të studiojë drejtimin e infermierisë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Studimi i fushave të shëndetësisë; në të gjitha profilet e saja, fetarisht konsiderohet ndër punët më fisnike, dhe për to do të ketë shpërblim të madh, nëse bëhet me përgjegjësi dhe nijet të mirë. Kjo e përfshinë edhe mashkullin edhe femrën, ngase nevoja e shoqërive për personel mjekësor femëror është po aq i rëndësishëm sa ai mashkullor, madje edhe më i rëndësishëm. Kjo, sepse në parim, sipas mësimeve të fesë Islame, meshkujt e sëmurë duhet t’i trajtojë personel mjekësor i përbërë nga meshkujt, sikurse femrat duhet t’i trajtojë personel mjekësor i përbërë nga femrat. Problemi këtu mund të na shfaqet në momentin kur kjo femër muslimane fillon të punojë, andaj duke u nisur nga parimi që e përmendëm më lartë, themi se femra muslimane, qoftë mjeke apo infermiere, kur fillon ta ushtrojë profesionin e vet, duhet t’i ketë parasysh një mori rregullash fetare, të cilat në situata normale nuk lejohet të shkilen: 1. Femra duhet ta mjekojë femrën, e mashkulli ta mjekojë mashkullin, pra, nuk lejohet që mashkulli ta mjekojë femrën e as femra ta mjekojë mashkullin; nëse të dy janë moshërritur, vetëm se në raste e situata të jashtëzakonshme. 2. Besimtari; si mashkulli, si femra, duhet t’i ik sa më tepër që është e mundur ambienteve të punës ku ka përzierje të të dy gjinive, me theks të veçantë përzierjeve të panevojshme dhe të pakontrolluara. 3. Besimtarja kur del nga shtëpia, duhet të jetë e veshur me veshje islame, të mos jetë e parfymosur, të mos jetë e shminkuar dhe të mos flas me meshkuj të huaj (që i lejohet me ta martesa), vetëm se aq sa është e nevojshme. 4. Femrës muslimane nuk i lejohet udhëtimi dhe qëndrimi në një vend të largët; aq sa është distanca kur personi që e kalon atë konsiderohet musafir sipas sheriatit, vetëm se me një shoqërues mashkull nga familja e saj. Allahu e di më së miri.

Hoxhë dr. Rasim Haxha

Related posts

A lejohen bastet në garat me kuaj?

admin

Mos lejoni që zemërimi të lëshojë rrënjë në zemrën tuaj

admin

Si të veprojë me rrobat që më kanë mbetur të blera me paratë e vjedhura?

admin