RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet t’iu jepet zekati të afërmëve?

a-lejohet-t’iu-jepet-zekati-te-afermeve?

Pyetje: A lejohet që vëllai t’ia japë zekatin vëllait të tij nevojtar (i cili është i varfër, punon por të ardhurat nuk i mjaftojnë)? A lejohet t’ia japë zekatin xhaxhait të tij të varfër? A lejohet që gruaja t’ia japë zekatin e pasurisë vëllait, hallës, apo motrës së saj?

Përgjigje: Nuk ka problem në këtë gjë, d.m.th. që burri apo gruaja t’ia japë zekatin vëllait të tij të varfër, apo motrës së varfër, apo hallës nëse është e varfër apo xhaxhait. Madje të gjithë të afërmve të tij lejohet t’ua japë zekatin nëse janë të varfër. Kjo për shkak të argumenteve të përgjithshme që kanë ardhur, madje zekati ndaj tyre është sadaka dhe mbajtje e lidhjeve farefisnore (sh.p. ka dy shpërblime). Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sadakaja ndaj të varfrit është vetëm sadaka ndërsa ndaj të afërmit është dy: sadaka dhe mbajtje e lidhjeve farefisnore”. Sahih Ibën Maxheh me nr. 1506.Përveç prindërve që nuk lejohet t’ua japë zekatin, po ashtu as gjyshërve sado lart të shkojnë (stërgjysh etj.), as fëmijëve edhe nëse zbresin (fëmijët e fëmijëve), meshkuj apo femra qofshin. Nuk u jepet zekati atyre qofshin edhe të varfër, sepse njeriu e ka obligim t’i mbajë dhe të shpenzojë për ta nga pasuria e tij nëse ka mundësi, si dhe nëse nuk gjendet dikush tjetër që mund të shpenzojë për ta.“Mexhmuu fetaua ue mekalat esh shejh Ibn Baz” 14/301. / udha e besimtarëve

Related posts

Kur të prejmë kurban për sa persona duhet ta bëjmë nijet?

admin

A lejohet të luajmë me telefon gjatë hutbes?

admin

Cili është gjykimi për faljen ngjitur me tjetrin në namazin me xhemat?

admin