RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Një i vdekur e 1332 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

nje-i-vdekur-e-1332-raste-te-reja-me-covid-19-ne-kosove

Në Kosovë në 24 orët e fundit është raportuar për një rast me fatalitet si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 1332 raste të reja pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se rastet e reja janë nga testimi i 3423 mostrave, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 38.91 për qind.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1605 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.410.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 120 vaksina anti-COVID.

Numri total i vaksinave të administruara ka arritur në 1.834.241. Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 824.184 qytetarë, me tri doza janë 104.603 qytetarë ndërsa me katër 1352.

Related posts

Sulmet ajrore të juntës vrasin 5 civilë në Mianmar

Irfan Jahiu

Kanabisi mjekësor! Çfarë mendojnë mjekët për legalizimin

Muhamet Ramadani

Mbyllet furra e bukës në Prishtinë, dyshohet se u helmuan 20 persona

admin