RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abbas: Mbi 2.500 familje palestineze janë zhdukur nga regjistri civil për shkak të luftës në Gaza

abbas:-mbi-2.500-familje-palestineze-jane-zhdukur-nga-regjistri-civil-per-shkak-te-luftes-ne-gaza

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi se lufta izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka çuar në zhdukjen e plotë të më shumë se 2.500 familjeve palestineze nga regjistri civil.

Gjatë hapjes së konferencës së tetë të lëvizjes Fatah, Abbas tha se familje të tëra janë shuar pa mbetur asnjë anëtar i gjallë.

Ai theksoi se, sipas të dhënave palestineze, nga lufta janë vrarë 72.744 palestinezë dhe janë plagosur 172.588 të tjerë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

Sipas Abbasit, më shumë se 85 për qind e qyteteve dhe kampeve të refugjatëve në Gaza janë shkatërruar, përfshirë shtëpi, shkolla, spitale, kisha dhe xhami, duke i bërë zonat të pabanueshme.

Presidenti palestinez akuzoi Izraelin për përpjekje të qëllimshme për zhvendosjen me forcë të palestinezëve drejt vendeve të tjera, plan që, sipas tij, është refuzuar nga shumica e shteteve të botës.

“Gaza është kthyer në një zonë të shkatërruar ku kryhen krime vrasjeje, gjenocidi, urie dhe rrethimi, në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, deklaroi Abbas. /mesazhi

Related posts

Stoltenberg: Aktivitetet e ushtrisë ruse në Arktik, sfidë për NATO-n

admin

Konjufca: Dialogu Kosovë – Serbi në një qorrsokak, nuk po shoh asnjë rrugëdalje

admin

Prolongohet hapja e dy strehimoreve për emigrantët në Shqipëri

Muhamet Ramadani