RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abbas: OKB këtë vit do të përkujtojë për herë të parë 75-vjetorin e Nakba-s

abbas:-okb-kete-vit-do-te-perkujtoje-per-here-te-pare-75-vjetorin-e-nakba-s

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas tha se këtë vit Nakba (Fatkeqësia e Madhe) do të përkujtohet për herë të parë nga Kombet e Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve palestineze WAFA, Abbas foli për zhvillimet në Palestinë në programin e iftarit që u organizua në ndërtesën e Presidencës në Ramallah në të cilin morën pjesë zyrtarë palestinezë, klerikë të krishterë dhe muslimanë, ambasadorë si dhe të afërt të dëshmorëve dhe veteranëve.

Abbas vuri në dukje se nuk ka bërë lëshime nga qëndrimi i tyre për formulën “me dy shtete” për zgjidhjen e çështjes palestineze dhe që pushtimi izraelit të marrë fund.

Duke vënë theksin se dënojnë sulmet e forcave izraelite ndaj disa të krishterëve ortodoksë që dëshironin të merrnin pjesë në meshën e “Zjarrit të Shenjtë” në Kishën e Ringjalljes që ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar, si dhe sulmet e kryera më parë ndaj muslimanëve që falnin namaz në Xhaminë Al-Aksa, Abbas deklaroi se këto sulme tregojnë dyfytyrësinë e Izraelit i cili pretendon se “nuk është vendosur kufizim ndaj lirisë së adhurimit në vendet e shenjta”.

Më tej Abbas iu referua Nakba-s. “OKB-ja për herë të parë këtë vit do të përkujtojë 75-vjetorin e Nakba-s më 15 maj. Në këtë aspekt kërkojmë nga palestinezët në të gjithë botën që të ringjallin Nakba-n sepse ata (OKB) për herë të parë nuk do ta mohojnë Nakba-n”, tha ai.

Në projekt-rezolutën e miratuar në seancën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 1 dhjetor 2022, nga sekretariati përkatës u kërkuan aktivitete për përkujtimin e 75-vjetorit të Nakba-s në vitin 2023 dhe që në mesin e këtyre aktiviteteve të organizohej një aktivitet i nivelit të lartë më 15 maj 2023.

– Nakba

Palestinezët përkujtojnë 15 majin si Nakba (Fatkeqësia e Madhe) për shkak se Izraeli shpalli pavarësinë e tij në territoret palestineze të pushtuara më 14 maj të vitit 1948 dhe për shkak se i detyroi palestinezët të migrojnë.

Gjatë Nakba-s forcat izraelite syrgjynosën duke dëbuar me forcë rreth 1 milion palestinezë nga tokat e tyre, shkatërruan 675 fshatra dhe qyteza të vogla të palestinezëve si dhe vranë mijëra palestinezë.

Për shkak të Nakba-s, aktualisht 80 për qind e palestinezëve jetojnë si refugjatë në vende të ndryshme të botës.

Related posts

Ukraina bën bilancin e luftës: Kemi vrarë rreth 47 mijë ushtarë rusë

admin

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa pjesëve të Rafahut në prag të sulmit tokësor, ndërkombëtarët: Ndërlikohen përpjekjet për arritjen e një armëpushimi

admin

Çavuşoğlu-Dendias në zonën e tërmetit: Nuk duhet të presim një tërmet tjetër për t’i përmirësuar marrëdhëniet

rezart morina