RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forumi Musliman proteston: “gylenistët” po shkatërrojnë KMSH

forumi-musliman-proteston:-“gylenistet”-po-shkaterrojne-kmsh

Dhjetëra anëtarë të Forumit Musliman të Shqipërisë kanë protestuar sot para KMSH kundër influencës gyleniste.

Protesta ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve për kreun e KMSH, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Me pankarta “Të largohen uzurpatorët gylenistë nga Komuniteti Mysliman!”, “KMSH t’u kthehet myslimanëve shqiptarë”, “T’i rikthejmë KMSH-zë vlerat e traditës identitare e gjithëpërfshirëse”, “Stop uzurpimit institucional të KMSH nga gylenistët”, ata kanë protestuar kundër drejtimit të KMSH, raporton oranews.

“Në këtë tubim Forumi Musliman kërkon largimin e menjëhershëm të stafit gylenist të instaluar në Kryesinë e KMSH dhe në Këshillin e Përgjithshëm, përgjegjës të vetëm të rrënimit të legjitimitetit të përfaqësimit në organet drejtuese të këtij institucioni.

Të katapultuar në krye të KMSH përmes një puçi institucional grupi gylenist, i cili përfaqesohet nga një pakicë e papërfillshme e xhematit të besimtarëve, ka uzurpuar drejtimin e jetës fetare, duke shpërfillur Statutin e KMSH, e në vend të zgjedhjeve të lira bën emërime arbitrare në Këshillat e Myftinive dhe në Këshillin e Përgjithshem, të personave që nuk njihen fare nga xhemati.

Forumi Musliman i Shqipërisë ka një histori të gjatë disavjeçare të perpjekjeve për dialog me kryesinë e uzurpuar të KMSH, por është ndeshur vazhdimisht me murin e refuzimit. Ne kemi denoncuar në vazhdimësi veprimet arbitrare të kësaj kryesie në dëm të imameve dhe vakëfeve, duke kundërshtuar përpjekjet këmbëngulëse të saj, që nëpërmjet presionit t’i largojnë ata nga Xhamitë, duke i zëvendësuar ata me të tjerë, të cilët i përkasin grupimit të tyre okult.

Ata nuk kanë hezituar, as që t’i akuzojnë ata për terrorizëm, pa asnjë provë, e t’i dërgojnë ata nëpër stacionet e policisë, ku iu janë marre shenjat e gishtërinjve sikur të ishin kriminelë. Këto, si dhe rrogat mizerabël prej 50 apo 100 dollarësh e kanë cenuar rëndë dinjitetin dhe figurën e udhëheqësve tanë në fe. Po ashtu kujtojmë këtu edhe mbylljen pa të drejtë të Medreseve në Kavajë, Korçë e Gjirokastër dhe paaftësinë për ta bërë të aksesueshme për të gjithë më çmimet e larta që kanë vendosur për Medresenë e Tiranës.

Forumi Musliman i Shqipërisë do të luftojë me vendosmëri dhe e sheh si prioritet, që në KMSH të rivendoset legjitimiteti. Besimtarët muslimanë, si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, nuk mund të kërkojnë nga politika zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që nuk i aplikojnë ato brenda institucionit të tyre përfaqësues. Në krye të Institucionit dhe përbërjen e Këshillit të Përgjithshëm duhet të vijnë imamë dhe anëtarë të xhematit të zgjedhur me votën e lirë, pa manipulime, presione e kërcënime. Në krye të KMSH duhet të vijnë njerëz që duhet të shërbejnë si administratorë të jetës islame, e jo si sundues. Këshilli i Përgjithshëm duhet të jetë gjithëpërfshirës, e jo t’i përkasë grupimeve të caktuara”, thuhet në deklaratën e tyre.

 

Related posts

Mbi 30,000 luftëtarë të Wagnerit janë vrarë ose plagosur, thotë SHBA-ja

rezart morina

Osmani falënderon ambasadorin Walker që u bë zëri i viktimave të Reçakut

admin6

Izraeli përshkallëzon sulmet në Gaza

admin6