RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

ADN-ja shfajëson burrin 47 vjet pasi u dënua për përdhunim

adn-ja-shfajeson-burrin-47-vjet-pasi-u-denua-per-perdhunim

Pas 47 vjetësh, një burrë nga New Yorku është shfajësuar pasi një test i ri i ADN-së e përjashtoi përfundimisht atë si autor të një përdhunimi të vitit 1975.

Ky është dënimi i gabuar më i gjatë i njohur në historinë e SHBA-së që është rrëzuar nga provat e ADN-së.

Autori i vërtetë, një dhunues seksual i dënuar, ka rrëfyer përdhunimin.

Në maj 1975 dy adoleshente po ecnin nga shkolla në shtëpi kur një burrë i ndaloi dhe i kërcënoi me armë, raportoi BBC.

Një prej vajzave ishte përdhunuar dy herë, kurse tjetra arriti të largohej.

Policia lëshoi alarm për gjetjen e një burri të racës së zezë në të 20-at.

Pak pas sulmit, policia ndaloi Leondard Mackun i cili po voziste në atë lagje. Edhe pse kishte alibi dhe kishte të veshur rroba të tjera nga i dyshuari, policia e arrestoi. /koha

Related posts

Erdoğan: Sulmi në Rafah ekspozoi ngjyrat e vërteta të Izraelit

Muhamet Ramadani

Aksident me fatalitet në Podujevë, vdes një grua

Muhamet Ramadani

Presidentja e Indisë, Murmu në Beograd: Serbia është mikja jonë tradicionale

Muhamet Ramadani