RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla viziton veriun një ditë pasi u kërcënua nga organizata terroriste serbe “Severna Brigada”

svecla-viziton-veriun-nje-dite-pasi-u-kercenua-nga-organizata-terroriste-serbe-“severna-brigada”

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, këtë të mërkurë ka vizituar veriun e vendit.

Ai ka uruar zyrtarët policorë me rastin e 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga MPB-ja.

Ndryshe, vizita e Sveçlës në veri vjen një ditë pasi është kërcënuar nga organizata serbe “Severna Brigada”.

Lidhur me këtë, ministri në një deklarim para mediave gjatë ditës tha se “armiqtë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit”.

Ai tutje u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i sigurt falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të saj.

“Unë ndihem jashtëzakonisht i sigurt, mu falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të tyre, pra sukseset e PK-së, ajo që na garanton që qytetarët të kenë jetë të qetë, e institucionet të punojnë të sigurta. Patjetër, se në luftën tonë për drejtësi, për rend dhe ligj, gjithmonë do të ketë armiq të kësaj lufte, të cilët në një mënyrë apo tjetër do të godasin institucionet e Kosovës”.

“Mos të harrojmë se edhe vet PK ka policë të rënë në detyrë, të cilët nuk janë në mesin tonë për të festuar, por janë familjaret e tyre, të cilëve jua uroj ditën e Policisë. Punët vazhdojnë, armiqtë tanë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit”, tha Sveçla.

Related posts

Trazira në Selanik, pas vrasjes së një tinejxheri nga policia

admin

Ekspertët: Përmbytjet në Pakistan nuk janë nga akullnajat!

admin

Qeveria Kurti mblidhet sot, në rend të ditës Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik

admin