Katër sulme ajrore kanë goditur aeroportin ushtarak Abu al-Zuhour, në lindje të provincës Idlib në veri të Sirisë.
Sipas raportimeve nga Damasku, sulmet kanë dëmtuar pistën e aeroportit, ndërsa deri tani nuk janë raportuar viktima.
Nuk është bërë ende e qartë se kush i ka kryer sulmet. Disa burime kanë thënë se avionët mund të kenë qenë izraelitë, por nuk ka konfirmim zyrtar.
Aeroporti Abu al-Zuhour nuk ishte goditur më parë që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor 2024.
Sulmi vjen pas disa goditjeve të mëparshme ndaj aeroporteve të tjera siriane, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Alepos dhe aeroportet ushtarake Nayrab, al-Shairat, Tiyas dhe al-Dab’a.
Gjatë viteve të fundit, sulmet izraelite në Siri kanë qenë kryesisht të përqendruara në zona ku kanë vepruar grupe ose struktura të lidhura me Iranin. /mesazhi

