RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afrika e Jugut shpall “persona non grata” të Ngarkuarin me Punë të Izraelit

afrika-e-jugut-shpall-“persona-non-grata”-te-ngarkuarin-me-pune-te-izraelit

Afrika e Jugut e ka shpallur “person non grata” të Ngarkuarin me Punë të Izraelit në vend, Ariel Seidman, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit thuhet se vendimi për ta shpallur Seidmanin “person non grata” i ishte komunikuar qeverisë izraelite. “Kjo masë vendimtare vjen pas një sërë shkeljesh të papranueshme të normave dhe praktikave diplomatike që sfidojnë drejtpërdrejt sovranitetin e Afrikës së Jugut”, tha ministria.

Më tej thuhet se këto shkelje përfshinin përdorimin e përsëritur të platformave zyrtare të mediave sociale të Izraelit për të nisur sulme fyese kundër presidentit Cyril Ramaphosa dhe mosinformimin e qeverisë për vizitat e zyrtarëve të lartë izraelitë në vend.

Theksohet se veprime të tilla përbëjnë abuzim të rëndë të privilegjit diplomatik dhe shkelje themelore të Konventës së Vjenës, duke minuar sistematikisht protokollet.

“Sovraniteti i Afrikës së Jugut dhe dinjiteti i zyrave të saj janë të paprekshme. Z. Seidman duhet të largohet nga Republika e Afrikës së Jugut brenda 72 orëve”, tha ministria.

Deklarata i bëri thirrje qeverisë izraelite të sigurojë që sjellja e saj diplomatike në të ardhmen të respektojë Afrikën e Jugut dhe parimet e vendosura në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Related posts

Erdoğan: Ndjekim me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë lidhur me masakrat në Gaza

Muhamet Ramadani

Nuk duan t’i bashkohen ushtrisë dhe tentojnë të largohen nga vendi, mbi 30 ukrainas kanë ndërruar jetë duke u përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin

admin

U kapen në sulmin e 7 tetorit, Hamasi publikon video ku shfaqen të gjallë dy pengje në Gaza

admin