RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agjentët e FBI-së bastisin shtëpinë e Trump-it në Florida

agjentet-e-fbi-se-bastisin-shtepine-e-trump-it-ne-florida

“Kjo është një kohë e errët për kombin tonë. Asnjëherë më parë një presidenti të SHBA-së nuk i ka ndodhur një gjë e tillë”, tha ish-presidenti amerikan

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se rezidenca e tij Mar-A-Lago në Florida u kontrollua dje nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimit (FBI), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago, në Palm Beach, Florida, tani është nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Kjo është një kohë e errët për kombin tonë. Asnjëherë më parë një presidenti të SHBA-së nuk i ka ndodhur një gjë e tillë”, tha Trump në një deklaratë me shkrim.

Duke pohuar se agjentët e FBI-së thyen kasafortën në pronën e tij, Trump tha: “Kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, është e panevojshme dhe e papërshtatshme”.

Associated Press, duke cituar persona të njohur me çështjen, tha se kontrolli i FBI-së lidhet me një hetim nëse Trump kishte marrë të dhëna të klasifikuara në rezidencën e tij në Florida gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Thuhet se Departamenti i Drejtësisë po heton ekzistencën e të dhënave të klasifikuara të gjetura në 15 kuti dokumentesh të marra nga Mar-A-Lago nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrave në fillim të këtij viti.

Siç njoftohet, ligjet federale ndalojnë nxjerrjen e dokumenteve konfidenciale të qeverisë nga vendet e autorizuara të përcaktuara me ligj. /aa

Related posts

Një vit nga nisja e konfliktit, Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do paguani për gjenocidin!

admin

Komisioni i PE miratoi raportin e liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës, reagon Qeveria: “Kordinacija”, precedent i rrezikshëm

admin

Hyrjet e paligjshme në BE shënuan rritje në 7 muajt e parë të vitit

rezart morina