RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi

lekundje-te-forta-termeti-ne-greqi-dhe-turqi

Një seri tërmetesh kanë goditur gjatë orës së fundit zonën mes ishujve grekë dhe tokës turke duke shkaktuar panik te qytetarët si edhe dëme te vogla materiale.

Goditja më e fuqishme ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, në zonën detare, vetëm pak kilometra në jug të ishullit Mitilini.

Ishulli në fjalë është përballë Kusadasit dhe Izmirit në Turqi dhe lëkundjet janë ndjerë të forta edhe atje.

Ndërkohë, një goditje tjetër ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në të njëjtën zonë.

Autoritetet raportojnë vetëm dëme të vogla material si në Greqi ashtu edhe në Turqi, ndërsa paralajmërojnë për goditje të tjera gjatë orëve në vijim. /abcnews

Related posts

Të paktën 10 të vdekur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe! Asnjë gjurmë nga 50 personat e zhdukur në detin Jon

admin

Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e saj deri më 20 tetor

Irfan Jahiu

Delegacioni rus nuk u lejua të fluturojë mbi hapësirën e Bullgarisë drejt Shkupit, reagon Moska

Muhamet Ramadani