RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Chollet: Kosova vend i pavarur, sovran e demokratik – një prej partnerëve tonë më të afërt

chollet:-kosova-vend-i-pavarur,-sovran-e-demokratik-–-nje-prej-partnereve-tone-me-te-afert

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se Biden e ka prioritet të ardhmen e Ballkanit perëndimor.

“Shumë prej nesh mendojmë se Biden e ka personale me Ballkanin Perëndimor. Kryetari Biden është marrë shumë me çështjet e Ballkanit qysh prej luftërave të viteve të ’90-ta”, tha ai, transmeton telegrafi.

Chollet thotë se në Ballkan ka shumë probleme që lidhen me sigurinë, çështjet fetare, përplasjet etnike etj.

“Ballkanit i duhet ndihma jonë për të kaluar këto sfida…Kosova është një vend i pavarur, Sovran dhe demokratik. Kosova është një prej partnerëve tonë më të afërt dhe ajo gjithmonë performon mbi madhësinë e saj. Ne përkrahim integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare përfshirë OKB-në dhe NATO-në”.

“Mirëpo aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndodhin derisa palët t’i zgjidhin dallimet që kanë. Për këtë arsye ne mbështesim dialogun”.

Chollet thotë se marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do t’iu sjellë benifite të dyja vendeve.

Related posts

Agjencia e OKB-së bën thirrje për sigurimin e furnizimeve për strehim në Gaza mes kushteve të vështira të motit

RTI

Themeluesi i Telegram ndryshon politikat e kompanisë, adresat IP të përdoruesve do u jepen autoriteteve sipas kërkesave ligjore

admin

Papa u bën thirrje të krishterëve të përfshirë në luftëra të shqyrtojnë ndërgjegjen e tyre

admin