RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me fatalitet në Podujevë, vdes një grua

aksident-me-fatalitet-ne-podujeve,-vdes-nje-grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Podujevë e si pasojë ka vdekur një grua.

Në aksident ishin përfshirë dy vetura dhe katër persona kishin marrë lëndime trupore, ndërsa gruaja e cila ka vdekur nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në QKUK në mesnatën e së enjtes.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në obduksion.

“Podujevë 06.07.2023-19:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Related posts

Kurti takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

admin

Qeveria kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese

admin

Grabitja më e madhe e arit në Kanada, policia bën arrestime dhe lëshon disa urdhërarreste

admin