RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Toka shënon rekord, regjistrohet dita më e nxehtë

toka-shenon-rekord,-regjistrohet-dita-me-e-nxehte

Temperatura mesatare e Tokës ka vendosur një rekord të ri të enjten, duke shënuar një tjetër moment historik brenda një jave që po ashtu është vlerësuar si më e nxehta ndonjëherë.

Temperatura të enjten ka qenë 17.23 gradë Celsius, duke kaluar temperaturën prej 17.18 gradë Celsius të së martës dhe të mërkurës.

Kjo mesatare përfshin vendet që po përjetojnë të nxehtë të madh – si Jingxing në Kinë që shënoi 43.3 gradë Celsius, raportoi AP.

Deri në fillim të kësaj jave, dita më e nxehtë e regjistruar ka qenë në vitin 2016, gjatë fazës El Nino, kur temperatura mesatare në botë arriti 16.92 gradë.

Pjesë të ndryshme të botës kanë përjetuar valë të nxehti. Britania shënoi qershorin më të nxehtë ndonjëherë. Pjesë të SHBA-së dhe Kinës po ashtu janë përballuar me valë të tilla.

Afrika Veriore ka përjetuar temperatura afër 50 gradë Celsius, dhe në Lindje të Mesme mijëra janë përballur me të nxehtin përvëlues teksa kanë kryer pelegrinazhin fetar të haxhit në Arabinë Saudite /koha

Related posts

Spanja reagon ndaj Marokut lidhur me territoret Ceuta dhe Melilla

admin

Mbi 13 milionë njerëz vizituan Xhaminë e Madhe Ajasofia në vitin 2022

admin

Instituti Al-Az’har në Egjipt bën thirrje për bojkotimin e produkteve të Suedisë

admin