Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.