RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi nesër mblidhet dy herë – shqyrton edhe skemat pensionale

kuvendi-neser-mblidhet-dy-here-–-shqyrton-edhe-skemat-pensionale

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten dy herë – një herë për vazhdimin e punimeve nga seancat e kaluara me fillim nga ora 11:00, ndërsa në orën 14:00 pritet të fillojë një seancë e jashtëzakonshme ku në rend dite janë vetëm dy pika.

Në njoftimin për media nga zyra për informim e Kuvendit, njoftohet se në seancën e parë do të shqyrtohen disa projektligje që kanë mbetur nga disa seanca të muajve të kaluar.

Ky është rendi i ditës për seancën e orës 11:00.

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 20 prill, 29 qershor dhe 10 korrik 2023:

9.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

10.Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj dhe 10 korrik 2023:

13.Votimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22 qershor 2023:

4.Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 15 qershor 2023:

22.Votimi për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

23.Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

V.Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7 qershor 2023:

4.Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa në orën 14:00, në seancën e jashtëzakonshme, do të jenë në rend dite dy pika, e njëra nga to ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti.

Ky është rendi i ditës:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-239 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128.

Related posts

Eurovisioni nuk do të fshehë fishkëllimat gjatë performancës së Izraelit

Muhamet Ramadani

Izraeli mbyll Xhaminë Ibrahim në Hebron, vendos orë policore ndaj palestinezëve për festën hebraike

Muhamet Ramadani

ShBA-ja lavdëron Kosovën: Ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci

admin