RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksioni në Prishtinë, bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore

aksioni-ne-prishtine,-bastisje-ne-ndermarrjen-publike-banesore

Policia e Kosovës ka bastisur Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mëngjesin e së mërkurës. Telegrafi mëson se aksioni është zhvilluar pas dyshimeve për keqpërdorime lidhur me një objekt në lagjen “Lakërishtë” në kryeqytet.

Se janë duke u zhvilluar disa operacione policore për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se janë duke u kontrolluar disa lokacione, ndërsa ka thënë se detaje shtesë do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacioneve.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, kontrolle në disa lokacione.

Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të mërkurën se është duke e realizuar një aksion në Prishtinë e Podujevë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”.

Aksioni po realizohet edhe për shkak të dyshimit të veprave penale “Detyrim” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura.

Related posts

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari rihapin reciprokisht ambasadat

admin

Përdorimi global i qymyrit për energji shënon rekord në vitin 2022

admin

FOTO/ Escobar takon familjen e reshterit të vrarë nga serbët, heroit Afrim Bunjaku

admin