RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, bën thirrje “të mos qëndrohet në heshtje ndaj gjenocidit në Palestinë”

aktivistja-suedeze,-greta-thunberg,-ben-thirrje-“te-mos-qendrohet-ne-heshtje-ndaj-gjenocidit-ne-palestine”

Aktivistja suedeze për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, mori pjesë në protestën pro-Palestinës që u mbajt në qendrën e qytetit Leipzig dhe tha se askush nuk duhet të qëndrojë i heshtur “përballë gjenocidit”, transmeton Anadolu.

Aktivistja 21-vjeçare, e cila mori pjesë në protestë në mënyrë të papritur dhe e cila vendosi keffiyeh në mbështetje të Palestinës, i cilësoi sulmet e Izraelit si “gjenocid”.

“Ne gjithmonë duhet të ngrihemi dhe të ngremë zërin kundër persekutimit, imperializmit, luftës dhe çdo lloji diskriminimi dhe racizmi. Të qëndrosh pranë Palestinës është të jesh njeri. Nuk duhet të lejojmë kurrë të na bëjnë të heshtim”, deklaroi Thunberg.

Edhe në deklaratat e saj të mëparshme Thunberg ka dhënë mbështetje ndaj Palestinës për sulmet e Izraelit në Gaza dhe ajo u kritikua në mënyrë intensive nga disa qarqe në Gjermani.

Related posts

Gjermania po përballet me mungesë të benzinës

admin

Mbi dy orë pritje në Merdar dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

admin

360 palestinezë të vrarë nga të shtënat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

admin6