RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Al-Azhar thirrje botës për të siguruar ndihmë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

al-azhar-thirrje-botes-per-te-siguruar-ndihme-per-viktimat-e-termetit-ne-turqi-dhe-siri

Institucioni Al-Azhar në Egjipt, selia më e lartë e dijes e botës islame, bëri thirrje për përpjekje globale për të ofruar ndihmë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, transmeton Anadolu.

“Zemrat tona janë copëtuar nga dhimbja nga skenat e tmerrshme të tërmetit shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë”, tha në Twitter Imami i Madh i Al-Azharit, Sheikh Ahmed Al-Tayeb.

“I bëj thirrje gjithë botës të ngrihet për lehtësimin e gjendjes së të prekurve, të ndihmojë të lënduarit dhe të pastrehët dhe të nxitojë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja”, shtoi ai.

Related posts

Mbi gjysmë milion euro i kushtojnë shtetit zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

admin

Ulet për 1 cent çmimi i benzinës, ai i naftës mbetet i pandryshuar në Kosovë

admin

11 të vdekur nga aksidenti i autobusit polak në autostradën kroate

admin