RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Alarmohen sërish autoritetet e sigurisë në Serbi, 15-vjeçari në Beograd kërcënon me vrasje në shkollë

alarmohen-serish-autoritetet-e-sigurise-ne-serbi,-15-vjecari-ne-beograd-kercenon-me-vrasje-ne-shkolle

Dje, rreth orës 8 të mëngjesit në Surqin në periferi të Beogradit, është raportuar se nxënësi 15-vjeç me inicialet P.R. nxënës i shkollës “Dushan Vukasoviq Diogen”, po bënë probleme dhe kërcënonte se do të vrasë të gjithë.

Siç raportojnë mediat në Serbi, patrullat më të afërta të policisë menjëherë u shfaqën në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes u konstatua se P.R. para se të arrinte në shkollë, në rrugë pati një konflikt verbal me V.G. (15), e më pas vrapoi në shkollë dhe filloi të bërtet dhe kërcënojë se do të rrah dhe vrasë të gjithë”, tha një burim.

P.R. i është drejtuar kujdestares së klasës Zh.S. (48) se do të ndëshkojë si është më së rëndi.

Pas kësaj, adoleshenti shkoi në shtëpi dhe u mbyll në dhomën e tij.

“Patrullat e policisë e gjetën djaloshin në shtëpinë e tij, por ai refuzoi të komunikoi dhe sillej çuditshëm ku më pas është ftuar ekipi i ndihmës së shpejtë”, shtoi burimi.

Ekipet e ndihmës së shpejtë nën shoqërimin e policisë, por edhe të ëmës së djalit e dërguan adoleshentin në klinikën e neurologjisë dhe psikiatrisë.

Related posts

Inkursioni verilindor i Rusisë, ushtria e Putin pretendon se ka marrë kontrollin e nëntë fshatrave kufitare në Kharkiv

admin

Kisha Katolike e Spanjës zbulon 706 akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve që nga viti 1945

rezart morina

Çifti i homoseksualëve nga Georgia adoptuan fëmijë për akte makabre abuzimi seksual

admin