RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasada e ShBA-së: Gati t’u përgjigjemi veprimeve anti-Dayton

ambasada-e-shba-se:-gati-t’u-pergjigjemi-veprimeve-anti-dayton

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinë njoftoi se krijimi i një sistemi zgjedhor paralel nga qeveria e BeH-së – entitetit Republika Sërpska (RS) do të ishte antikushtetues dhe kundër Dejtonit dhe do t’i privonte votuesit e RS-së nga të drejtat themelore demokratike, të garantuara atyre me Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës.

“Çdo zgjedhje e zhvilluar sipas sistemit zgjedhor paralel antikushtetues nuk do të kishte legjitimitet dhe ata që marrin pjesë në organizimin e tyre do të angazhoheshin në aktivitete antidemokratike, antikushtetuese dhe anti-Dejton. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të qartë se janë të gatshëm t’u përgjigjen veprimeve anti-Dayton të aktorëve vendas, dhe se mbështesin veprimet e përfaqësuesit të lartë për të bërë të njëjtën gjë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ata shtojnë se presidenti i RS Milorad Dodik “e ka gabim nëse mendon se ShBA-ja do të qëndrojë pranë, ndërsa ai zbaton agjendën e tij secesioniste dhe e shtyn Bosnjën e Hercegovinën drejt konfliktit.”

“Çdo përpjekje për t’u shkëputur nga entiteti a ndonjë njësi tjetër nënshtetërore është një veprim anti-Dejton që nuk do të tolerohet. Republika Sërpska është entitet – pjesë e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Është pjesë integrale e shtetit, por as Republika Sërpska dhe as Federata nuk ekzistojnë jashtë Bosnjë-Hercegovinës. Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës nuk i jep të drejtën entitetit a ndonjë njësie tjetër nënshtetërore për t’u shkëputur” – thuhet në deklaratë.

Related posts

Rreth 100 autobusë privatë bllokojnë të gjitha udhëkryqet e Shkupit

admin

Putini arreston qindra protestues, përfshirë edhe gratë protestuese – VIDEO

admin

Inteligjenca amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit

admin