RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

ambasadoret-e-bashkimit-evropian-miratojne-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga Presidenca e Çekisë e Këshillit të Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.

Ndërsa drejtori ekzekutivi i Institutit EPIK, Demush Shasha, derisa e ka komentuar këtë hap ka deklaruar se ambasadorët e BE-së sapo kanë vulosur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai po ashtu tha se ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.

“Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Ndryshe viti 2024 është paraparë si viti kur kosovarëve do t’u mundësohet që të kenë liberalizim të vizave. Qytetarët e Kosovës prej shumë vitesh vazhdojnë të jenë të vetmit në Ballkan, e të paktët në Evropë që nuk mund të lëvizin lirshëm për shkak të mos liberalizimit.

Kjo çështje ishte parë si e “zgjidhur” shumë vite më parë, por pavarësisht kësaj kosovarët ende mbeten në pritje të mundësisë për të udhëtuar pa vizë.

Related posts

Publikohet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

admin

Greqia pretendon se Maqedonia e Veriut e ka shkelur marrëveshjen historike për emrin

RTI

BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt

rezart morina