Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në Twitter, Smith ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Ajo ka shtuar se SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Bisedim i shkëlqyer me emisarin Escobar për situatën në veri të Kosovës. SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar Smith.