RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Amnesty International: Forcat iraniane kanë vrarë mbi 60 persona në juglindje të shtetit

amnesty-international:-forcat-iraniane-kane-vrare-mbi-60-persona-ne-juglindje-te-shtetit

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), tha se dhjetëra persona janë vrarë nga forcat e sigurisë iraniane në qytetin Zahedan, në juglindje të vendit, teksa protestat në mbarë Iranin po vazhdojnë.

Në raportin e publikuar më 6 tetor, AI tha se forcat e sigurisë së Iranit jashtëligjshëm kanë vrarë të paktën 66 persona, përfshirë fëmijë. Po ashtu, janë plagosur qindra të tjerë, të cilët janë qëlluar me plumba të vërtetë, teksa sipas kësaj organizate, policia iraniane po përdor edhe gaz lotsjellës dhe fishekë metalikë ndaj protestuesve. Vrasjet e demonstruesve ndodhën pasi policia shtypi protestat e mbajtura pas lutjeve të së premtes në Zahedan më 30 shtator.

Që atëherë, edhe 16 persona të tjerë janë vrarë në incidente të ndara në Zahedan, teksa protestat po vazhdojnë pas vdekjes së Mahsa Amini, 22 vjeçe. Ajo vdiq në paraburgim, pasi ishte arrestuar për shkak të shkeljes së rregullave të hixhabit.

“Autoritetet iraniane vazhdimisht kanë treguar mospërfillje të plotë për jetën e njerëzve dhe nuk i ndal asgjë kur bëhet fjalë për ruajtjen e pushtetit”, tha sekretarja e Përgjithshme e AI-së, Agnes Callamard, në raportin e publikuar.

“Dhuna e pashpirt që po përdoret nga forcat e sigurisë së Iranit nuk po ndodh në një vakum. Ajo është rezultat i mosndëshkimit sistematik dhe reagimit të dobët nga komuniteti ndërkombëtar”, shtoi ajo.

Që nga vdekja e Aminit më 16 shtator, protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer në Republikën Islamike.

Vlerësimet e AI-së se në Tahedan janë vrarë të paktën 66 persona, vijnë pasi Human Rights Watch tha se të paktën 154 persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë gjatë 18 ditëve që janë mbajtur protesta për vdekjen e Aminit. /rel

Related posts

Në jug të Izraelit gjenden mbetjet e një xhamie të shekullit të 7-të – VIDEO

admin

SHBA: Irani mund të jetë duke përgatitur një sulm të menjëhershëm raketor ndaj Izraelit

admin

Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

RTI