Një anije detare tajlandeze u përmbys gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës të dielën mbrëma, duke lënë më shumë se 100 marinarë në det të hapur.
Autoritetet thanë se kishte ende 28 marinarë në ujë të hënën, pasi HTMAS Sukhotai u mbyt.
Nuk raportohet për viktima, por tre anëtarë të ekuipazhit janë në gjendje kritike.
Tre anije detare dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por vetëm fregata HTMAS Kraburi arriti pranë anijes përpara se të fundosej. Fregata shpëtoi 78 nga 106 marinarët në bordin e Sukhotait, tha marina.
Ajo ishte ende duke kërkuar 28 ushtarët e tjerë, tre prej të cilëve ishin në gjendje kritike, tha marina.
Është e paqartë nëse ata janë gjetur të gjithë. Që nga mëngjesi i së hënës, 28 nga ekuipazhi prej 106 personave ishin ende “në ujë” – tha marina në një deklaratë.
Autoritetet thanë se kërkimet vazhduan gjatë natës për të gjetur të gjithë ekuipazhin.
Kapal korvet Tentera Laut Thailand, HTMS Sukhotai tenggelam akibat cuaca buruk di Teluk Siam….
Royal Thai Navy pic.twitter.com/JYoKC4gdMp— Defence Security Asia (@defence_asia) December 19, 2022