RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Antonio Costa: Sulmet kundër popullit të Izraelit nga Irani dhe Hezbollahu duhet të ndalen menjëherë

antonio-costa:-sulmet-kunder-popullit-te-izraelit-nga-irani-dhe-hezbollahu-duhet-te-ndalen-menjehere

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa shprehu solidaritetin e BE-së me popullin izraelit. Costa, gjatë një telefonate me Presidentit të Izraelit Isaac Herzog foli për luftën në Lindjen e Mesme.

“Shpreha solidaritetin e BE-së me popullin e Izraelit duke pasur parasysh sulmet e përditshme nga Irani dhe Hezbollahu. Sulme të tilla duhet të ndalen menjëherë”, tha Costa në një postim në platformën X.

Gjithashtu bëri thirrje edhe për mbrojtje të civilëve.

“Mes dhunës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, bëra thirrje për deeskalim dhe përmbajtje maksimale, për mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha palët”, shtoi ai.

Related posts

Sanksionet e reja të Rusisë ndaj 200 shtetasve nga SHBA, mes tyre edhe gazetari i Zërit të Amerikës

admin

Përmbytjet vrasin të paktën 10 persona në Afrikën e Jugut, mbyllet Parku Kombëtar Kruger

Muhamet Ramadani

Tragjedi në ujërat turke, mbytet anija me dhjetëra emigrantë të paligjshëm! Autoritetet raportojnë për 7 viktima

admin