RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anulohet vizita e Kouchnerit në Kosovë

anulohet-vizita-e-kouchnerit-ne-kosove

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar sot se vizita e ish-ministrit të Jashtëm francez, Bernand Kouchner do të realizohet në një datë të mëvonshme.

Kjo deklaratë nga ambasada vjen një ditë pasi komuna e Prishtinës ka thënë se vizita e Kouchner në Kosovë, është anuluar për shkak të çështjeve logjistike.

“Ju informojmë se vizita e ish-ministrit francez të Punëvë të Jashtme dhe Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së, Bernand Kouchner në Kosovë, fatkeqësisht është dashur të anulohet për shkak të problemve logjistike të lidhura me udhëtimin e Kouchner. Ju njoftojmë se vizita e tij do të realizohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndryshe, ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën.

Related posts

“Pauza e SHBA-së në transferimin e armëve mund të ndryshojë planet operacionet të Izraelit në Gaza”

RTI

Krasniqi nga Antalia: Kosova ka nevojë për përkrahjen e Turqisë për anëtarësim në NATO dhe KE

admin6

Situata pas vërshimeve në Kosovë, MPB: Intervenime në zona të caktuara dhe zonat e vërshuara

admin