Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene sulmuan pozicionet e Azerbajxhanit në kufi me mjete ajrore pa pilot kamikaze (UAV), transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se trupat e ushtrisë armene në drejtim të rajonit Zod të provincës Basargecher me UAV-të kamikaze kanë sulmuar pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të Kelbajar-it.
“Në sulm u plagosën 2 ushtarë ndërsa ushtria e Azerbajxhanit u kundërpërgjigj në drejtimin e specifikuar”, thuhet në deklaratë.