Prokuroria e Shtetit tashmë ka ndaluar dy persona me inicialet A.M dhe M.M nën dyshimin se kanë kryer vrasje të rëndë në një hotel në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave A.M dhe M.M , nën masat e sigurisë nga Polica, pasi që gjinden në trajtim mjekësorë. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “ Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.
Sipas Policisë, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekesor.