Para disa orëve është arrestuar ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.
Tëvë1 mëson nga burimet se Remi është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.
Remi është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë-Kosovë.
Remi muaj më parë është intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Remi më parë ka dhënë një dëshmi pranë Gjykatës Speciale më 14 janar 2019, ku ishte ftuar për intervistim në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë