RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, sulmoi policin e Kosovës dhe i shkaktoi plagë në kokë

arrestohet-shtetasi-serb-ne-jarinje,-sulmoi-policin-e-kosoves-dhe-i-shkaktoi-plage-ne-koke

Një shtetas i Serbisë është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Policisë së Kosovës, duke i shkaktuar lëndim trupor.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës”.

Më tej thuhet se “pas refuzimit për hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyejë zyrtarët policorë, që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar”.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, për rastin është njoftuar prokurori, kurse ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Lidhur me rastin ka reaguar Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, e cila përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se personi i përfshirë në incident është Nikolla Todoroviq, mjek i punësuar në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut.

Siç thuhet në komunikatën e kësaj zyre, “Todoroviq është ndaluar sot në vendkalimin Jarinjë, teksa ishte duke vozitur fëmijët e mitur drejt komunës së Skenderajt, për një festë fetare ortodokse”.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë ndaluar për shkak të mungesës së dokumentacionit për fëmijët, i kanë nxjerrë fëmijët nga vetura dhe para tyre e kanë ngacmuar Todoroviqin, dhe kur ai i ka kundërshtuar ata e kanë marrë në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Kjo zyrë ka bërë të ditur se tashmë ka angazhuar një avokat për të arrestuarin.

Related posts

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin, Presidenti francez: Libani nuk mund të bëhet Gaza e re

admin

Analiza e REL: Çfarë duhet të bëjnë Ukraina dhe Moldavia që të bëhen anëtare të BE-së?

admin

I vihet zjarri një veture me targa të Serbisë në veri

admin